X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Në këte pjesë bëhet fjalë për mekanizmat të cilat mundësojnë monitorimin e zbatimit të politikave të komunës. Ekzistojnë një mori e mekanizmave përmes së cilës monitorohet puna e komunës.

e martë, 20 mars 2018

Monitorimi i vendimit

Së pari ti si qytetar përmes mekanizmave të së demokracisë së drejtpërdrejtë mund të japësh vërejtjet e tuaja mbi punën e komunës, më kryesorja përmes votës mund të aludosh në zbatimin apo mos zbatimin e politikave ashtu si është paraparë. Për më shumë  Udhëzimi Administrativ për transparencë në komuna, i obligon komunat që çdo vit të miratojnë planin e veprimit për transparencë të cilat kanë për synim që të të lejoj qasjen në monitorimin e punës së komunës.

Rol tejet të rëndësishëm në monitorimin ditor të punës së komunës e kanë organizatat e shoqërisë civile të cilat në çdo fazë masin kënaqshmërinë e zbatimit të politikave. Përmes avokimit dhe raportimit ato i hapin rrugë debatit për rishikimin e politikës lokale.

LVL përcakton përgjegjësinë e kryetarit të komunës për të raportuar së paku njëherë në gjashtë muaj ose atëherë kur kërkohet nga Kuvendi i Komunës. Ndonëse ligji nuk ka qartësuar nëse raportet e prezantuara do t’i nënshtrohen një procesi të votimit, si dhe pasojat e mosmiratimit të tyre, diskutimet e paraqitura aty shërbejnë për të u bërë i ditur procesi i zbatimit të politikave.

Një proces i mirë i monitorimit të punës do të përmbante tregues të katër llojeve, përkatësisht:

  • Treguesit (Indikatorët) e hyrjes: shpjegojnë se çfarë ndodh në projekt (p.sh. numri i kockave të vendosura në rrugë dhe shuma e parave të shpenzuara);
  • Treguesit e prodhimit: shpjegojnë prodhimet e aktivitetet të projektit (p.sh. numri i rrugëve të riparuara);
  • Treguesit e rezultateve: shpjegojnë produktin e aktivitetit (p.sh. numri i makinave që qarkullojnë në rrugë); dhe
  • Treguesit e ndikimit: masin ndryshimet në kushtet e komunitetit (p.sh. koha e qarkullimit është shkurtuar, numri i aksidenteve është zvogluar).

Komunat duhet të shkrujnë këso strategji që ndihmojnë në monitorimin e projektit pasi ato specifikojnë se çfarë do të bëhet gjatë zbatimit të projektit. Planifikimi duhet të tregojë se çfarë duhet të monitorohet, kush duhet të monitorojë dhe se si duhet të ndërmerret monitorimi.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Hapat e vendimmarrjes, Monitorimi i vendimitNumber of views: 2550341

Pyet Komunën:

x