X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Më 21 shtator 2018 u mbajt një mëngjes pune në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë” me zyrtar komunal, përfaqësues të partive politike serbe dhe shqiptare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, rinisë dhe grave. Në këtë takim ishin të pranishëm 16 persona (9 burra, 7 gra), dhe prej tyre 10 shqiptar dhe 6 serb.

Mëngjes Pune për qeverisje të mirë në Shtërpcë

Gjatë këtij takimi të ftuarit diskutuan mbi punën e Komunës së Shtërpcës, proceset zgjedhore, përfshirja e gruas në proceset dhe rolet vendimmarrëse të komunës dhe mënyrat se si ato mund të kontribuojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Krahas kësaj, zyrtarët komunal theksuan mungesën e numrit të grave në pozitat vendimmarrëse në fillim të mandatit të qeverisjes lokale, kryesisht për shkak të mos implementimit të legjislacionit të kuotës gjinore, mirëpo me kalimin e kohës ky problem është zgjidhur dhe falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të treguar nga gratë numri i tyre është rritur përtej kuotës së garantuar ligjore.

Përfaqësuesit e rinisë në këtë takim gjithashtu patën rastin të flasin për aktivitete rinore  në Komunën e Shtërpcës, të cilët kërkuan mbështetjen e mëtutjeshme të komunës për një rini sa më aktive.

Ky aktivitet u organizuar nga CDKD në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, implementuar nga instituti Demokraci për Zhvillim me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë.

Print
0 Kliknite ovde da biste pitali opštinu

Categories: LajmeNumber of views: 20093

Pitajte opštinu:

x